Edhe sot më shumë të shëruar se sa të infektuar me COVID-19

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 15:21
Edhe sot më shumë të shëruar se sa të infektuar me COVID-19

5 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 296  raste të reja me këtë virus, ndërsa janë shëruar 319 persona.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.158 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5  raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318. 

(Kosova Sot Online)