Hoti: Do të mblidhemi me ekspertët për të shqyrtuar masat anti-Covid

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 16:03
Hoti: Do të mblidhemi me ekspertët për të shqyrtuar masat anti-Covid

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Odave Ekonomike.

Pas këtij takimi ai në një konferencë për media ka thënë se janë dakorduar edhe për të punuar bashkë rreth një Pakoje të re Ekonomike.

“I informova në detaje për përgatitjet që janë bërë institucionet e ndryshme për të zbatuar secilin prej neneve të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. U dakorduam që të punojmë bashkë për dizajnimin e masave për Pakon e re të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021 që është pjesë e buxhetit për vitin 2021. Poashtu u dakorduam edhe për hartimin e një Pakoje Fiskale që të miratohet në fillim të muajit janar”, ka thënë Hoti.

Hoti poashtu pohoi se tema kryesore që u diskutua me ta është çështjeve e masave anti-Covid që janë në fuqi.

“Pika kryesore e diskutimit tonë ka qenë për masat anti-covid, pra për masat që janë në fuqi e që janë marrë nga Qeveria më 11 nëntor. Kanë dhënë rezultat të kënaqshëm. Në 3 ditët e fundit rastet e reja janë stabilizuar”, ka thënë ai.

Brenga më e madhe e përfaqësuesve të Odave sipas Hotit ishte çështja e kohës apo e orarit se kur mbyllet ekonomia.

“i kuptoj brengat e tyre dhe pasojat që i kanë pasur në bizneset e tyre nga masat që i kemi vendosur e që i kemi diskutuar bashkërisht. Brenga kryesore e shumicë është që të rishqyrtohet koha, orari i mbylljes së bizneseve dhe i komplet ekonomisë, dhe disa elemente specifike që ka të bëj me funksiononim e disa sektorëve”, ka thënë ai.

Kryeministri bëri të ditur se do të mblidhet edhe me ekspertë shëndetësor për të shqyrtuar masat.

(Kosova Sot Online)