Infermieri 37-vjeçar që punonte me pacientët e infektuar me COVID e vret veten në tualetin e repartit

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 08:50
Infermieri 37-vjeçar që punonte me pacientët e infektuar me COVID e vret veten në tualetin e repartit

Një infermier 37-vjeçar italian që punonte në një spital ku trajtoheshin pacientët me Covid-19 ka vrarë veten në një nga tualetet e repartit.

Ai është gjetur nga një koleg i cili ka dyshuar pas mungesës së tij.

Disa ditë pas vdekjes së tij, gjyqi vendosi ta mbyllte çështjen duke përcaktuar se infermieri ishte vetëvrarë.

Ai i ishte drejtuar shpesh shërbimit psikiatrik për ndihmë, pas stresit që i ishte akumuluar kohët e fundit.

Kolegët e tij kanë raportuar përkeqësim të dukshëm me kthimin masiv të rasteve me Covid-19.

Vetëvrasjet midis infermierëve dhe punonjësve të shëndetit social

Në mars, një infermiere 34-vjeçare e cila punonte në kujdesin intensiv të “San Gerardo” në Monza vendosi të merrte jetën e saj pasi ishte testuar pozitive me Covid-19 edhe në atë rast, kolegët treguan për një stres të rëndë për shkak të urgjencës shëndetësore dhe frikës se kishte infektuar dikë.

Më 28 prill, një infermiere në departamentin e pneumologjisë të spitalit “San Carlo” në Milano u vetëvra.

Në qershor, një 34-vjeçar, punonjës i shëndetit social, i cili punonte në kujdesin intensiv të një spitali milanez u shpëtua nga motra e tij, ai më vonë kishte thënë se nuk ishte në gjendje të kapërcente dhimbjen e shumë vdekjeve që pa dhe u diagnostikua një çrregullim i stresit post-traumatik, informon, dritare.net.

Personeli shëndetësor i ekspozuar ndaj traumave psikologjike

Mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor nuk janë të ekspozuar vetëm ndaj Covid-19.

Depresioni, ankthi, pagjumësia janë vetëm disa nga patologjitë psikologjike që lindin ndërsa përballen me pandeminë.

Një studim shkencor i botuar që në mars (“Faktorët që lidhen me rezultatet e shëndetit mendor midis punonjësve të kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj sëmundjes Coronavirus 2020”) raportoi rezultatet e një sondazhi mbi 1,257 punonjës shëndetësorë nga 34 spitale kineze të cilët kishin për të ndihmuar pacientët e infektuar, 50% kishin zhvilluar një formë depresioni, 45% e tyre vuanin nga ankthi, 34 % nga pagjumësia dhe 71.5 % kishin ankth të përgjithësuar psikologjik.Sipas një sondazhi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Milanos mbi 650 punonjës shëndetësorë gjatë emergjencës së Covid-19, 4 në 10 prej tyre kanë shfaqur sëmundje mendore.

Rajoni i Lombardisë ka vënë në dispozicion, pa pagesë, mbështetje psikologjike për profesionistët, familjet, të rinjtë dhe këdo që ka kaluar përvojën me Covid-19.

(Kosova Sot Online)