Arrestohen gjashtë persona në kryeqytet nën dyshimet për prostitucion

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 10:13
Arrestohen gjashtë persona në kryeqytet nën dyshimet për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe pesë gra në kryeqytet nën dyshimet për prostitucion.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje derisa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë (NN) 16.12.2020 – 14:00. Lidhur me rastin, janë arrestuar, një mashkull kosovar dhe pesë femra kosovare. Janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)