Në 24 orët e fundit në Kosovë ngriten 37 aktakuza ndaj 43 personave

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 11:07
Në 24 orët e fundit në Kosovë ngriten 37 aktakuza ndaj 43 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ngritur 37 aktakuza ndaj 43 personave.

Sipas prokurorit të shtetit po ashtu janë ndaluar 15 persona si dhe janë bërë 4 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 7 personave.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 17 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale, “Degradimi i integritetit seksual”.

(Kosova Sot Online)