Hoti i kërkon dorëheqjen e shefit të AKI’së, e më pas del shëtit në këmbë në qytet

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 15:43
Hoti i kërkon dorëheqjen e shefit të AKI’së, e më pas del shëtit në këmbë në qytet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot i ka kërkuar dorëheqjen shefit të AKI’së, Kreshnik Gashin. Pas kësaj, kreu i ekzekutivit është parë duke ecur në këmbë, rrugëve të kryeqytetit.

Në disa fotografi të publikuara, Hoti shihet bashkë me një pjesë të stafit të tij duke pritur në semafor në udhëkryqin pas ndërtesës së Qeverisë.

Ndryshe, Kryeministri Avdullah Hoti, sot gjatë ditës ka njoftuar se ka kërkuar nga shefi i AKI’së, Kreshnik Gashi, që ta lirojë postin e tij.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Kreshnik Gashi është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, më 25 nëntor 2019. Para se të emërohej në këtë pozitë ai ka mbajtur pozita të larta institucionale dhe menaxheriale në sektorin publik.

(Kosova Sot Online)