Vdes zyrtari i komunës së Deçanit

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 11:31
Vdes zyrtari i komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ka ndërruar jetë bashkëpunëtori i tij në komunë, Avdyl Dautaj.

Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në shkrimin e tij ai ka thënë se  Dautaj ishte një njeri i jashtëzakonshëm.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta e bashkpunëtorit tonë Avdyl Dautaj nga Carrabregu. Baca Avdyl ishte kolegë i joni, njeri i cili na ka respektuar dhe dashur të gjithëve. Pusho në paqe koleg i dashur. Ngushllime familjes, miqëve dhe të gjithë bashkpuntorëve”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. 

(Kosova Sot Online)