Vetëvendosja sërish e pengon seancën, Driton Selmanaj nuk lëkundet

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 15:09
Vetëvendosja sërish e pengon seancën, Driton Selmanaj nuk lëkundet

Edhe pas 15 minutave pauzë, LVV-ja ka vazhduar me britma duke kërkuar daljen e Driton Selmanajt nga seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë qetësi.

Pasi kjo nuk ka ndodhur, Nagavci ka kërkuar përfundimin e seancës.

“Më vjen keq, po nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana, duke qenë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë bisedojmë në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë”, ka thënë Nagavci.

(Kosova Sot Online)