A e pagoi tarifën e Rrugës së Kombit, presidentja në detyrë Vjosa Osmani?

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 15:48
A e pagoi tarifën e Rrugës së Kombit, presidentja në detyrë Vjosa Osmani?

Presidentja në detyrë e Kosovës, foli edhe për traun e Rrugës së Kombit”, ku ka qenë shumë kritike. Ajo e cilësoi si tra psikologjik dhe tregoi nëse e ka paguar tarifën kur kaloi.

“Këtë radhë kishte një pjesë të delegacionit që të mos kishte problem, një pjesë që erdhi më vonë e pagoi. Por kjo nuk ka të bëjë me delegacionin, por për qytetarët që vijnë në Shqipëri, disa për qejf, disa të tjerë sepse shërbehen edhe për shërbimet shëndetësore.

Arsyet janë të shumta, por e shoh si një barrierë psikologjike që nuk do të duhej që të ishte aty. Prandaj kam qenë e zëshme që prej ditës së parë. Unë po i shoh të njëjtat shqetësime edhe te shumë qytetarë të Shqipërisë. Detyra e liderëve do të ishte si të eliminojmë barrierat, tarifore dhe jo tarifore” tha ajo.

(Kosova Sot Online)