Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen pesë persona

  • E.K /
  • 20 December 2020 - 16:07
 Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kqiç.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka konfirmuar policia.

Gjatë ditës së sotme është raportuar edhe për dy aksidente të ndara në Klinë, si pasojë e ketyre dy aksidenteve lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Nga kjo shifër, pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dy janë dërguar në gjendje të rëndë për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për kujdes tek të gjithë pjesëmarrësit e trafikut.

(Kosova Sot Online)