Agim Aliu thotë se do të kandidojë edhe për një mandat si kryetar komune

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 09:32
 Agim Aliu thotë se do të kandidojë edhe për një mandat si kryetar komune

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se institucioni që drejton ka punuar me përkushtim gjatë periudhës së përballjes me koronavirusin.

“Mesazhi i punës dhe angazhimeve tona ka qenë që ne jemi të sfiduar por duhet të punojmë dhe angazhohemi”, është shprehur Aliu në Klan Kosova.

Ai ka thënë se duke qenë kështu, synon që ta drejtojë Ferizajn edhe për një mandat.

“I kam përmbushur premtimet e fushatës, shumë prej tyre i kam tejkaluar. Kam dhënë si premtim dy shkolla por kam nisur t’i ndërtoj pesë. Në çdo fushë kam kapërcim të premtimeve dhe këto janë në harmoni me atë që kam thënë se jemi model transformimi”.

“Sigurisht se do të kandidoj edhe një mandat. Qytetarëve u mbetet ta vlerësojnë punën. Ne kemi projekte edhe për një mandat tjetër”, tha ai.

(Kosova Sot Online)