Ja pse nuk po i funksionon, po dështon tryeza e Isa Mustafës për ta gjetur emrin e presidentit të shtetit

Ja pse nuk po i funksionon, po dështon tryeza e Isa Mustafës për ta gjetur emrin e presidentit të shtetit
Ja pse nuk po i funksionon, po dështon tryeza e Isa Mustafës për ta gjetur emrin e presidentit të shtetit

Blerim Burjani

  • 21 December 2020 - 07:35

Shkruan: Blerim Burjani

Tryezat më nuk ecin. Ideja për të arritur marrëveshje duhet të merr një kahe, ose të ecë para ose të miratohet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes partive politike për zgjedhje të jashtëzakonshme.

-Kjo tryezë e partive politike për çështjen e Presidentit, e paralajmëruar nga Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, është e qartë se do të dështoj, sepse është e qartë që me impovizime nuk mbahet koalicioni, me kërkesa të kësaj natyre për të arritur marrëveshje jashtë institucionale apo nëpër oda politike.

Kjo çështja e marrëveshjeve klandestine nuk shkon, edhe nëse duhet të mbahen takime ato mundë të mbahen në Kuvend aty ku e kanë vendin dhe është ligjërisht vendi i marrëveshjeve politike. Ndoshta më mirë është të shkohet në zgjedhje, edhe pse më e mira zgjidhje do të ishte të arrihet marrëveshje për ndryshimin e kushtetutës për të gjetur zgjidhjen në zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit të shtetit. Kjo do të ishte zgjidhje e përhershme e këtij problemi dhe me pozitive për demokracinë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".