Dy mërgimtarëve iu thyhen veturat në Kosovë

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 13:00
 Dy mërgimtarëve iu thyhen veturat në Kosovë

Dy mërgimtarë të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet e festave të fundvitit në vendëlindje, janë bërë cak i hajdutëve.

Dy mërgimtarë që erdhën t’i kalojnë pushimet e festave të fundvitit në vendlindje u bënë cak i hajdutëve me të hyrë në Kosovë.

Njëri nga ta posa kaloi pikën kufitare në Merdare, ku u ndal në një pompë të derivateve për të pushuar, por posa u kthye e gjeti veturën të demoluar nga hajnat.

Ai rastin e ka denoncuar në rrjete sociale, ku edhe ka bërë të ditur se i është vjedhur një çantë me ari dhe disa dokumente.

Ndërsa rasti tjetër ndodhi në komunën e Suharekës, ku një bashkatdhetarë që ka ardhur në pushim nga Zvicra ra pre e hajnave.

Pas qëndrimit në një qendër tregtare, me t’u kthyer në parking ajo e ka parë që njëri xham i veturës së saj ka qenë i thyer dhe në veturë i mungonte çanta e saj, në të cilën kishte pasur një telefon në vlerë të një mijë frangave zvicerane, një kartelë e bankës dhe një sasi e madhe e parave kesh.

(Kosova Sot Online)