Deri në pesë minuta pritje nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 13:06
 Deri në pesë minuta pritje nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës

Tre deri në pesë minuta janë pritjet e hyrje-daljeve nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit, të bërë në orën 12:27, tek tabela e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar theksohet se në asnjërin prej vendkalimeve kufitare nuk ka kolona.

Po ashtu kjo qendër bën me dije edhe kushtet e rrugëve në drejtim të të gjitha pikave kufitare.

Janë vetëm rrugët nga Prishtina në Mutivodë dhe nga Podujeva në Merdarë ku ka mjegull.

(Kosova Sot Online)