Lajm i keq për të akuzuarit nga Gjykata Speciale, refuzimi i kërkesës për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit flet për peshën e seriozitetit

Lajm i keq për të akuzuarit nga Gjykata Speciale, refuzimi i kërkesës për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit flet për peshën e seriozitetit
Lajm i keq për të akuzuarit nga Gjykata Speciale, refuzimi i kërkesës për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit flet për peshën e seriozitetit

Muhamet Kelmendi

  • 21 December 2020 - 07:39

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Duhet thënë se prokuroria nga akuzat e bëra përpiqet të paraqes rastin e të akuzuarave shumë të rëndë dhe me krime të rënda. Kjo për faktin se kështu i rritet rëndësia dhe del se kemi të bëjmë me gjykime të domosdoshme dhe të rënda. Këtu është edhe baza e refuzimi të kërkesës së avokatëve. Por, natyrisht se edhe vetë rasti është i rëndë. Vetë fakti se janë akuzuar personalitete të larta të jetës politike në vend flet për një seriozitet të lartë dhe për një shqyrtim të vëmendshëm që duhet të kemi në gjykatë.

-Refuzimi i kërkesës për mbrojtje në liri, deri në shqyrtim kryesor të avokatëve të Hashim Thaçit është bërë nga ana e prokurorisë. Kështu do të ndodhi edhe me kërkesa tjera për mbrojtje në liri nga ana e prokurorisë. Kuptohet se prokuroria po qëndron në mendimin e vetë për raste të rënda të ndodhura në luftë dhe pas luftës. Për këtë ka paraqitur të dhëna të shumta dhe akuzat shkojnë deri në 100 raste të vrasjeve të rënda. Sa janë të vërteta të dhënat e tilla të prokurorisë është një çështje që duhet domosdo të shqyrtohet në gjykim. Mu rastet e tilla ishin fakte për prokurorin që të japi mendimin negativ për lirim nga burgu deri në shqyrtim.Këtej paraqiti shumë të dhëna prokuroria dhe avokatët kërkuan kohë që ato të shqyrtohen për të vendosur gjykata.

Sa janë serioze akuzat e bëra nga prokuroria është vështirë tash për tash të thuhet gjë konkrete. Vetë fakti se nuk njihen provat dhe dëshmitë, sikundër edhe dëshmitarët dhe faktet tjera, tregon se baza faktike konsiderohet e rëndë. Prokuroria kërkoj që mos të lëshohen nga burgu në liri në emër të ruajtjes së dëshmitarëve. Për ta u paraqit mendimi se kanë frikë, nëse lëshohen në liri me kusht, që mundë të ndikojnë në dëshmi dhe në dëshmitar.

Avokatët i kundërshtuan ato dhe u mbështetën në faktet se palët e tyre janë serioze dhe i përgjigjen gjykatës në çdo rrethanë dhe në çdo kohë. Duhet thënë se ende nuk kemi qëndrim përfundimtar mbi këtë. Në të ardhmen e afërt do të vendosi gjykata lidhur me lëshimin me kusht.Mendohet se kërkesa e avokatëve do të refuzohet nga gjykata. Fakti i tillë është shumë domethënës se gjykimi do të zgjatë shumë dhe se ka shumë çështje që do të shqyrtohen në shqyrtim kryesor. Vetë ekzistimi i 100 dëshmitarëve mjafton për seriozitetin e lartë dhe të rëndë për të akuzuarit me gjykatën e tillë.

Është e rrugës që avokatët të kërkojnë burimin e dëshmive dhe të fakteve që i ka prokuroria, sepse prej saj do të varet serioziteti i dëshmive dhe i fakteve në shqyrtim. Kjo ka rëndësi të shumëfishtë për faktin se nëse burimi i tyre vjen nga Serbia, mbrojtja është shumë më e lehtë dhe shumë më domethënëse. Por, nëse burimi i tyre është origjinal dhe dëshmitë e dëshmitarët janë vendore, mbrojtja do të ketë vështirësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".