Reagon LDK’ja pasi Kushtetuesja e rrëzoi Hotin

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 09:37
Reagon LDK’ja pasi Kushtetuesja e rrëzoi Hotin

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, ka reaguar zëvendësministri i MD’së nga radhët e LDK’së, Florian Dushi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dushi ka publikuar një fotografi me anëtarë të kësaj partie, derisa i ka vënë një mbishkrim që lidhet me vendimin e Kushtetueses.

“Opozita punën e tyre, gjykata punën e saj, e ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, punën tonë ë”, ka shkruar Dushi.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

(Kosova Sot Online)