Dyshohet se e helmoi, Kremlini tallet me Navalnyn: Pacienti ka probleme psikologjike

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 13:46
 Dyshohet se e helmoi, Kremlini tallet me Navalnyn: Pacienti ka probleme psikologjike

Kremlini të martën e ngacmoi liderin e opozitës ruse, Aleksei Navalny, duke e vënë në pikëpyetje gjendjen mendore të tij, vetëm një ditë pasi ai tha se ka mashtruar një agjent sekret rus, i cili ia ka treguar hollësitë për komplotin për vrasjen e opozitarit.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha gjatë një konference për gazetarë të martën se mendon që Navalny vuan nga problemet psikologjike.

“Mund të themi pacienti ka frikë të theksuar nga përndjekja. Mund të vëreni qartazi, gjithashtu, shenja të mendjemadhësisë”, tha Peskov.

Zëdhënësja e Navalnyt tha se duket që Peskov ka qenë i detyruar të improvizojë dhe i kritikoi ato që i quajti përpjekje të Kremlinit për ta penguar të vërtetën.

Ajo theksoi se vetë Putini së fundi ka konfirmuar se agjentët e sigurisë shtetërore e kanë vëzhguar Navalnyn, gjë që bie në kundërshtim me akuzat e Kremlinit se opozitari vuan nga frika.

Navalny në muajin gusht u dërgua për trajtim në një spital në Gjermani për shkak të keqësimit të shëndetit.

Sipas analizave laboratorike, ai është helmuar me agjentin nervor, Noviç, i cili është zhvilluar në periudhën e Bashkimit Sovjetik.

(Kosova Sot Online)