Këto janë arsyet pse Hashim Thaçi dhe të akuzuarit tjerë në Gjykatën Speciale duhet të lirohen, të gjykohen me mbrojtje në liri

Blerim Burjani

  • 22 December 2020 - 13:08

Shkruan: Blerim Burjani

Është e vështirë për të paragjykuar lirimin me kusht, por e vërteta është se këto gjykimi nuk mundë të mbahen para vjeshtës së vitit 2021, atëherë pse njerëzit të mbahen kotë në pavijone burgu. Më mirë të ketë gjykim në mbrojtje në liri , kjo është e pranueshme po që se gjykata , e veçmas prokuroria nuk do ta refuzoj atë.

-Është e saktë se ata janë shkuar vetë, (Thaçi, Veseli, Selimi), në këmbët e tyre, por janë arrestuar formalisht siç e do rendi dhe ligji. Kur të ngritët një aktakuze atëherë prangat i vihen në duar, pa marr parasysh dorëzimit vullnetar apo jo vullnetar.

Mbrojta me kusht a mbrojtja në liri është e determinuar nga shumë faktor , ligjor , procedural, ka shumë kompleksicitet në këto raste, dhe tash a mjafton vetëm kjo që vullnetarisht janë paraqitur, varet nga prokuroria dhe gjykata se si do të vlerësohen këto raste në mënyrë individuale. Pra nuk ka asgjë në paketë por në një vlerësim individual, se si trajtohen shumë segmente nga procedurat që mundë të dalin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".