Arban Abrashi: LDK nuk e ka caktuar ende kandidatin për kryeministër

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 14:40
 Arban Abrashi: LDK nuk e ka caktuar ende kandidatin për kryeministër

Arban Abrashi sot në cilësinë e sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është takuar me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin.

Abrashi tha se LDK është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

 “Sot në emër të LDK së erdhëm për diskutimet preliminare në lidhur me aktgjykimin. Paraqitëm qëndrimet dhe kërkesat tona. Kemi deklaruar se jemi të gatshëm për zgjedhje duke i pa rrethanat dhe zhvillimet politike. Kemi thënë se zgjedhjet të mbahen në janar që të përfundojë brenda afatit kushtetues të ushtrimit të detyrës së presidentit”, ka deklaruar Abrashi.

Abrashi tha se në takimin me Osmanin është diskutuar që duhet të gjendet fuqi politike për votimin e buxhetit të vitit 2021.

“Diskutuam se duhet të gjejmë fuqi politike që të miratohet buxheti i vitit 2021.  Është i lidhur edhe me ligjin për rimëkëmbje.

Abrashi tha se LDK ende nuk e ka caktuar kandidatin për Kryeministër.

“E kemi përmend janarin edhe më herët, që të mos i kalojmë kufijtë kushtetues. Data 7 shkurt është përmendur, por në takimet tjera do të caktohet. Ende nuk e kemi caktuar kandidatin, do të mblidhet kryesia e nëse është e nevojshme EDHE Këshilli që ta caktojmë kandidatin”, ka deklaruar Abrashi.

(Kosova Sot Online)