Avdullah Hoti: Po shqyrtojmë vendosjen e kufizimeve në udhëtimet drejt Anglisë

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 15:19
Avdullah Hoti: Po shqyrtojmë vendosjen e kufizimeve në udhëtimet drejt Anglisë

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë që janë në shqyrtim të vendosjes së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve të Kosovës drejt Anglisë dhe anasjelltas.

Kjo për shkak të paraqitjes së mutacionit të ri të koronavirusit në këtë shtet.

“Ndërkohë që po flasim është debutuar në mënyrë elektronike masat të cilat janë konsultuar me profesionist6ë shëndetësorë, dy herë edhe me shoqatat e gastronomisë edhe me grupet e tjera. Mutacioni i këtij virusi tanimë është paraqitur në Angli dhe ne jemi duke  ndjekur protokollet e njëjta siç i kanë ndjekur edhe vendet e tjera.  Besoj që së shpejti do të vendosim kufizime në lëvizjet nga Kosova drejt Anglisë. Jemi duke i ndjekur protokollet”, ka thënë më tutje Hoti”, ka thënë ai.

Hoti poashtu është deklaruar edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi. 

(Kosova Sot Online)