Pitoni mbi 1 metër e gjysmë tmerron qytetarët, policia e nxjerr nga puseta

  • S.A /
  • 23 December 2020 - 09:22
Pitoni mbi 1 metër e gjysmë tmerron qytetarët, policia e nxjerr nga puseta

Një piton i madh mbi një metër e gjysmë është nxjerrë nga një pusetë në Katania të Italisë.

Gjarpëri ka tmerruar qytetarët dhe është nxjerrë me vështirësi nga puseta nga policia.

Sipas policisë, pitoni ishte i zbutur dhe mbahej nga njerëzit, pra dikush e kishte pasur atë më pare, por e kishte braktisur.

“Pitoni Mbretëror” mbrohet nga Konventa Ndërkombëtare e Qyteteve dhe tregtimi apo edhe posedimi i tij lejohet vetëm në prani të certifikatave dhe dokumentacionit të duhur. Ndërkohë policia është duke hetuar për personin që mund ta ketë braktisur kafshën.

(Kosova Sot Online )