Nga Bajram Rexhepi deri tek Avdullah Hoti, kush prej kryeministrave qëndroi më gjatë në pushtet

  • S.A /
  • 23 December 2020 - 09:26
Nga Bajram Rexhepi deri tek Avdullah Hoti, kush prej kryeministrave qëndroi më gjatë në pushtet

Për 20 vjet Kosova ka pasur tetë kryeministra. Cili ka shërbyer më shumë e cili më pak?

Që nga mbarimi i luftës, dy dekada më parë, Kosova ka pasur tetë kryeministra në dhjetë mandate. Asnjëri prej tyre nuk e ka mbaruar mandatin e plotë prej katër vjetësh.

Kryeministri që ka qëndruar më së shumti në pushtet është Hashim Thaçi, derisa më së paku Albin Kurti, nëse nuk llogaritet 96 ditëshi i Ramush Haradinajt në vitin 2004.

Llogaritja e ditëve është bërë nga momenti kur një person është zgjedhur kryeministër, deri në momentin kur posti është pasuar nga kryeministri i ri.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese shkarkoi Qeverinë e Avdullah Hotit pas 201 ditësh në pushtet. Hoti vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë.

Image

(Kosova Sot Online )