Lajmërohet Isa Mustafa: LDK-ja nga zgjedhjet del edhe më e fuqishme

  • S.A /
  • 23 December 2020 - 09:35
Lajmërohet Isa Mustafa: LDK-ja nga zgjedhjet del edhe më e fuqishme

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në 31-vjetorin e krijimit të partisë në të cilën ai udhëheq, ka shkruar për situatën politike në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkrim në Facebook Mustafa thotë se Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, me ç’rast LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje.

“LDK-ja aktualisht e udhëheq Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryejë detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. LDK-ja pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të dalë edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar”, thotë ai.

“LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politikëbërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai. Shkrimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ju uron anëtarësisë përvjetorin e themelimit të LDK-së

Prishtinë, 23 dhjetor 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu drejtohet anëtarësisë me këtë komunikatë:

“Të nderuara struktura të LDK-së, anëtarë, aktivistë dhe ju simpatizantë,
Urime të gjithë juve dhe qytetarëve të Kosovës dita e themelimit të partisë së parë me vlera demokratike dhe orientim perëndimor.
Themelimi i LDK-së shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin tonë, një grup intelektualësh më 23 dhjetor të vitit 1989 në Shtëpinë e Shkrimtarëve në Prishtinë vendosën të themelonin lëvizjen, partinë e cila do të bëhej boshti kryesor rreth së cilës zhvilloheshin të gjitha proceset historike për Kosovën. Ajo ishte partia e parë që bëri bazat e pluralizmit politik jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Në krye të kësaj partie që nga themelimi e deri në vdekje, ishte shkrimtari, studiuesi i letërsisë, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Për gjatë këtyre tre dekadave Lidhja Demokratike e Kosovës ishte komponentja që vizionin dhe qëllimin e saj kryesor dikur kishte trinomin liri, pavarësi dhe demokraci, ndërsa sot forcimin dhe zhvillimin e vendit.

LDK-ja si parti e qendrës së djathtë, anëtare e Partive Popullore Evropiane dhe partia kryesore në politik bërjen kosovare është angazhuar pa ndalur për shtet ndërtim dhe konsolidimin e demokracisë së brendshme. Proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga okupimi serb, liria, shpallja e pavarësisë dhe tashmë sfidat e forcimit të shtetit janë pa shmangshëm të lidhura ngushtë me LDK-në.

Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje.

LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar.

LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës,
Zoti e bekoftë LDK-në.”

LDK – Zyra për Informim

(Kosova Sot Online )