Arrestohet kosovari i shpallur në kërkim nga Bosnja e Hercegovina

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 10:34
 Arrestohet kosovari i shpallur në kërkim nga Bosnja e Hercegovina

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Bosnjë Hercegovina është vënë në pranga nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi.

39-vjeçari me iniciale A. K. u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnjë Hercegovinë.

NCB Sarajevo, Bosnjë Hercegovinë, ka lëshuar urdhërarrest për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnjë Hercegovinës.

(Kosova Sot Online)