Analisti i njohur e zbulon të vërtetën:Kështu po vdes LDK-ja dhe rrezikon të harrohet përjetësisht

Analisti i njohur e zbulon të vërtetën:Kështu po vdes LDK-ja dhe rrezikon të harrohet përjetësisht
Analisti i njohur e zbulon të vërtetën:Kështu po vdes LDK-ja dhe rrezikon të harrohet përjetësisht

Skender Mulliqi

  • 23 December 2020 - 07:42

Shkruan: Skënder Mulliqi

Vetëm reformat shumë përmbajtës ore e shpëtojnë partinë e fortë dikur të Ibrahim Rugovës, e cila seriozisht po rrezikohet të mbetet parti e margjinalizuar në zgjedhjet e ardhshme, derisa edhe Kushtetuesja e hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifit, dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

-Me vdekjen e themeluesit të LDK-së, Dr.Ibrahim Rugova, ky subjekt politikë u përball më konkurrencë shumë të ashpër dhe jo parimore për ta trashëguar LDK-në e frymës rugoviane. Kalaja e Lëvizjes Mbarëkombëtarë, e më vonë të shndërruar në parti politike më emrin Lidhja Demokratike e Kosovës, u përmbys më Kuvendin e Gjashtë , të karrigeve.

isaNe këtë kuvend famoz LDK-ja për fat të keq e nda në dysh edhe më ndërskamcat që i erdhën nga partitë konkurrente për pushtet, për ta dobësuar sa më shumë që është e mundur.

Ky qëllim edhe u arrit duke e ndarë LDK-në më Fatmir Sejdiun në njërën anë , dhe në anën tjetër një pjesë jo të vogël e tërhoqi më vete, Nexhat Daci, duke formuar LDD-në.

Kjo ndarje në dysh të LDK-së rugoviane ishte e pafalshme për elektoratin besnik të saj. Ju dha grusht i rëndë një partie politike më vlerë, duke e qitë në vendin e dytë që nga viti 2006 .Primatin si parti e parë dhe pushtetin e mori për shumë vite PDK-ja e Hashim Thaçit.

Kjo mos besnikëri ndaj LDK-së dhe figurës së madhe të presidentit të parë të Kosovës së lirë , Dr. Ibrahim Rugova , ishte turpi dhe ligështia që shumë i kushtojë LDK dhe Kosovës. Figura e ideatorit të pavarësisë të Kosovës, Ibrahim Rugova nuk u respektua nga ata që erdhën në krye të LDK-së.

Po të ishte respektuar dhe nderuar nuk do të kishte ardhur tash në këtë situatë , që të përballët ndoshta edhe më ekzistencë si subjekt politike serioz , më Isa Mustafën në krye, i cili pabesisht e rrëzojë nga froni i partisë, Fatmir Sejdiun.

Thurën shumë marifete jo të mira për figurën politike të Musfatës, e cili është përfolur së nuk ka qenë kurrë përkrahës i Rugovës , as gjatë luftës dhe as pas përfundimit të saj. Dihet së pas luftës sa ishte Rugova gjallë , Mustafa nuk ka qenë në struk urat e larta të LDK-së. Erdhi në krye më puq, nga një autsajder që ishte, dhe nga ajo ditë është duke udhëhequr LDK-në si te ishte monark.

Ne këtë subjekt politikë humbi demokracia e brendshme ,duke mos arrit kurrë më të jetë e para. Mustafa humbjet e LDK-së i renditi si fitore. Thuhet më të drejtë së në politikë , nuk ka mundësi që gjerat të ndodhin rastësisht.

Mustafa gjithë kohën ka vepruar sikur e dëshiron të mirën e LDK -së, e në fakt koha dhe koalicionet e bëra disa herë më PDK-në ,e akuzuar për krim nga vet Isa Mustafa, e kanë demantuar katërçipërisht atë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duket shkatërrimit të kësaj partie politike donë më i shkuar deri në fund. Këtë gjë është duke e bërë në mënyrë mjeshtërorë dhe shumë dinake, hap pas hapi.

Ka arritur që të vendos diktaturë, se vendimet po merren në mënyre aklamative , duke e përjashtuar votën e fshehtë, si forma më demokratike e shprehjes. Vendimet në Këshillin e Përgjithshëm po janë po të kësaj forme.

Mustafa nuk i duron zërat ndryshe , duke e ndëshkuar secilin që merr guximin ta kundërshton. Ajo që u tregua së nuk heq dorë nga qëndrimet parimore për LDK dhe Kosovën, është zonja Vjosa Osmani. Ka edhe ndonjë tjetër aty nga gjenerata e re , por qe ende nuk po ju dëgjohet zëri sa duhet.

Osmani nuk i durojë qëndrimet dhe veprimet dualiste të kryetarit Mustafa në parti dhe lidhur më koalicionin qeverisës që kishin bërë më, LV të Albin Kurtit. Mustafa gjithmonë për shkak të interesave dhe lidhjeve të mëhershme me krahun e luftës, sa ishte bartës i financave në Qeverinë Bukoshi, bëri koalicion me PDK-në përkundër vullnetit të elektoratit.

E shndërroi LDK -në përfundimisht në filiale të PDK-së më zgjedhjen për president të Kosovës, Hashim Thaçin , në një gjendje gati të jashtëzakonshme politike në Kosovë. Ishte turpëruese ajo ditë në kuvend, kur Thaçi e 'detyron" Mustafen të vrapon për t’ia bëre votat më një lëvizje të vetullës .E rrëzuan edhe qeverinë e mirë Kurti të dalë nga zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Ai qe punon keq për një subjekt politike, nuk punon mire as për Kosovën. Mustafa është protagonist i marrëveshjes së dëmshme më Demarkacionin më Mal të Zi, dhe marrëveshjen tjetër të "Zajednicës" të firmosur në Bruksel .Ndodhitë e fundit të përjashtimit nga të gjitha pozitat të bartëses të listës në zgjedhjet e fundit nacionale të Vjosa Osmanit, dhe humbja e madhe e LDK-së në Podujevë, shpërfaqi gjithë dobësitë e LDK të Isa Mustafës dhe disave në krye. U.D e presidentes të Kosovës, zonja Vjosa Osmani ka paralajmëruar formimin e Listës së re për zgjedhjet e radhës. Jemi dëshmitarë të linqimeve politike të Isa Mustafës dhe kompanisë karshi Vjosa Osmanit, e cila është treguar gruaja më e fuqishme e politikës në Kosovë.

Një grua e ditur dhe reformatore, e cila nuk po e pranon diktatin e gardës së vjetër reaksionare politike. LDK-së i duhen urgjentisht reformat e mbrendshme, i duhen ndryshime duke filluar nga nëndegët deri në largimin e Mustafës nga kreu i saj. Vetëm reformat shumë përmbajtës ore e shpëtojnë partinë e fortë dikur të Ibrahim Rugovës, e cila seriozisht po rrezikohet të mbetet parti e margjinalizuar në zgjedhjet e ardhshme, derisa edhe Kushtetuesja e hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifit, dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".