Gjilan: Ulet numri i rasteve i të infektuarve me koronavirus

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 10:39
Gjilan: Ulet numri i rasteve i të infektuarve me koronavirus

Në Gjilan është ulur numri i rasteve të infektuara me COVID-19.

Nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se në dy ditët e fundit, në këtë komunë ka ulje të infeksionit me COVID-19, sikurse edhe të të hospitalizuarve.

“Pavarësisht kësaj, unë apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19 sepse lufta kundër virusit vazhdon edhe më tutje, edhe atë në mënyrë agresive. Duke iu dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, i lus që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte”, tha Ismajli.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7642 mostra, 3014 kanë rezultuar pozitivë, 2753 janë shëruar, 93 e kanë humbur betejën me virusin, 169 raste janë aktive, 36 në hospitalizim dhe 64 mostra në pritje për rezultat.

(Kosova Sot Online)