Vjosa Osmani takohet me Endrit Shalën e Nismës për të diskutuar datën e zgjedhjeve

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 11:38
 Vjosa Osmani takohet me Endrit Shalën e Nismës për të diskutuar datën e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e Nismës së Kosovës, Endrit Shala, në vazhdën e takimeve me partitë parlamentare për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Osmani të mërkurën ka takuar edhe përfaqësuesit e partive nga VV, LDK, PDK e AAK.

Të gjitha partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje, ndërsa fundi i janarit ka qenë një nga opsionet për organizmin e zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)