“Hamamin del i pari”, Kimete Berisha i reagon Isa Mustafës me akuza të rënda

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 14:38
 “Hamamin del i pari”, Kimete Berisha i reagon Isa Mustafës me akuza të rënda

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili tha se partia e tij do të dalë e para në zgjedhje.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha i është përgjigjur Mustafës duke i thënë “hamamin del i pari ti”.

Sipas saj, e para në zgjedhje do të dal Lëvizja Vetëvendosje, derisa si parti e dytë thotë se do të dal PDK’ja.

Berisha tutje ka drejtuar akuza të rënda në adresë të Mustafës, duke thënë se ai e ka shkatërruar LDK’në.

“Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa.  S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vdekë, por ma merr mendja vdekja lyp më shumë punë.  Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova. Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me ‘dashnore fatale’”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

LVV, e para.

A është senil a çka është puna e këtij!

Isa Mustafa thotë ‘Ne do të dalim të parët’.

Hamamin del i pari ti.

E para LVV, e dyta PDK.

Bile (për inat) preferoj m’i pa bashkë.

Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa.

S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vdekë, por ma merr mendja vdekja lyp më shumë punë.

Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova.

Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me ‘dashnore fatale’.

As xhamia, as kisha, asnjë shoqatë humanitare nuk mbahet me pare të popullit, qysh është mbajtur LDK.

Bile, rekomandohet m’i kthy paret e 3% që i keni vjedh.

LDK nuk ekziston më.

P.S. Nejse, ajo Valen’tina (me friz’ beehive) nganjëherë po len fjalë t’mëdha .

(Kosova Sot Online)