Ky qytet i Kosovës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 11:12
Ky qytet i Kosovës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Me urdhëresën e nxjerr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nga dita e sotme e deri më 15 Janar 2021, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe, tregje.

Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Inspektorati i Komunës.

Përjashtim nga kjo urdhëresë, bën data 31 Dhjetor 2020 përkatësisht orari nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 1 Janar 2021.

(Kosova Sot Online)