Shteti po plaçkitet ku janë policia dhe prokuroria?

Shteti po plaçkitet ku janë policia dhe prokuroria?
Shteti po plaçkitet ku janë policia dhe prokuroria?

Hasan Preteni

  • 24 December 2020 - 07:43

Shkruan: Hasan Preteni

Neglizhenca e gjykatave dhe pas katër viteve kthehet në fillim. Asnjë rast i përfunduar. Jetojmë në anarki ku secili prej nesh duhet të kujdeset për jetën dhe pasurinë e vetë përndryshe asgjë nuk është e sigurt.

-Në një shtet, nëse nuk zbulohet krimi atëherë “ pushteti” është i lidhur me krimin. Biznesi ashtu si edhe qytetarët nuk i besojnë shtetit. Biznesi i paguan tatimet dhe të gjitha obligimet tjera, e kur vjen puna tek obligimet e shtetit ( siguria fizike dhe e pronës) atëherë dështojnë. Të gjitha bizneset paguajnë sigurim shtesë, sa janë të lidhura kompanitë e sigurimeve me pushtetin ky është tregim tjetër, instalojnë kamera dhe paguajnë jo lirë për kompanitë e sigurimit.

Prapë kot, thyhen bankat, thyhen bankomatat, plaçkiten pompat e derivateve, thyhen bizneset e vogla në baza ditore!!! Ku është shteti, çka punon segmenti i sigurisë. Policia e fokusuar qysh ta rritë numrin e tiketave të shqiptuara për situatën e Covidit. Dënohen vozitës që brenda automjetit të tyre nuk mbajnë maska, dënohen si askund në Evropë mos mbajtësit e maskave në ambient të hapur.

Çoroditje dhe ç’akordancë e çuditshme e sektorit të sigurisë. Vidhen 2 milion në Qeveri, vidhet kasaforta 300 kg në institucionin e pavarur ( AVUK), hapet kasaforta në presidencë, vidhen bankat e bizneset, thyhen automjetet. Kriminalitet në të gjitha nivelet dhe në gjithë strukturën. Policia hetimore askund, prokurorit të pafuqishme, të lodhurta, jo profesionale dhe të shantazhuara. Gjykatat inerte dhe jo efikase. Proceset zhagiten në pafundësi. Rasti i fundit i Ukë Rugovës me kompani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".