10 fëmijët e rrëmbyer që ia dolën të arratisen

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 11:32
 10 fëmijët e rrëmbyer që ia dolën të arratisen

Falë hetuesve, familjeve të tyre, publikut, ata arritën të shpëtonin nga një jetë e quar dëm. Një nga viktimat, Jaycee Dugard, u gjet pasi kaloi gati 20 vjet me rrëmbyesin e saj.

Këta 10 persona u zbuluan pasi u rrëmbyen si fëmijë të vegjël dhe kaluan vite në robëri.

Elizabeth Shoaf

Në vitin 2006, 14-vjeçarja u rrëmbye nga Vinson Filyaw. Ai u paraqit si oficer dhe e rrëmbeu atë ndërsa ajo po shkonte në shtëpi nga një stacion autobusi. Elizabeth ishte mbajtur peng për 10 ditë.

Sabine Dardenne

Ndërsa po udhëtonte me biçikletë për në shkollë në maj 1996, Sabine u mor nga përdhunuesi dhe vrasësi i fëmijëve Marc Dutroux. Ajo u lidh me zinxhirë në një birucë të ndyrë dhe u mbajt si skllave e tij seksuale për 80 ditë, ku ai e torturoi dhe përdhunoi atë brutalisht.

Elizabeth Smart

Në moshën 14 vjeç, Elizabeth u rrëmbye. Ajo u përdhunua dhe u drogua vazhdimisht nga rrëmbyesit e saj, Brian David Mitchell dhe Wanda Barzee për një periudhë nëntë mujore. Ajo tani është bërë avokate për të mbijetuarit e rrëmbimeve dhe sulmeve seksuale.

Florence Sally Horner

Në 1948, Florence Sally Horner u rrëmbye dhe u mbajt kundër vullnetit të saj për 21 muaj nga Frank La Salle. Mjerisht, menjëherë pas shpëtimit, ajo vdiq në një aksident tragjik automobilistik, transmeton Metro.

Shawn Hornbeck & Ben Ownby

Shawn u rrëmbye nga Michael John Devlin më 6 tetor 2002, kur ishte 11 vjeç. Ai ishte zhdukur për katër vjet e tre muaj. Pika e kthesës ndodhi kur Devlin vendosi të rrëmbente një djalë 13-vjeçar të quajtur Ben Ownby. Kjo ishte më 8 janar 2007, por një fqinj 15-vjeçar e pa Benin duke qarë brenda kamionit ndërsa po largohej. Policia u kontaktua dhe dy djemtë u shpëtuan.

Steven Stayner

Në vitin 1972, kur ai ishte shtatë vjeç, Steven u rrëmbye nga pedofili Ervin Murphy. Ai u mbajt rob për shtatë vjet dhe tre muaj para se të arratisej në 1980. Sidoqoftë, pas arratisjes së tij jeta nuk ishte e lehtë. Ai vdiq në një aksident automobilistik në moshën 24 vjeç.

Natascha Kampusch

Ndërsa ecte në shkollë më 2 Mars 1998, e cila u rrëmbye nga Wolfgang Pëiklopil. Ajo u mbajt në robëri në një bodrum të fshehtë për tetë vjet dhe pesë muaj,  para se të i’a dilte të arratisej.

Fusako Sano

Nobuyuki Sato rrëmbeu Fusakon dhe e mbajti të mbyllur në dhomën e tij të gjumit për nëntë vjet e dy muaj. Pas 9 viteve robëri ajo arriti të ik.

Jaycee Dugard

Ndërsa ishte rrugës për në shkollë në vitin 1991, Jaycee u rrëmbye nga Phillip Garrido. 20 vite pas rrëmbimit, pra  gjatë robërimit të saj, ajo kishte lindur disa fëmijë para se të shpëtohej. 

(Kosova Sot Online)