Profesori i njohur zbulon listën me detyrat e rënda të “shtëpisë” që e presin Qeverinë e re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Profesori i njohur zbulon listën me detyrat e rënda të “shtëpisë” që e presin  Qeverinë e re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Profesori i njohur zbulon listën me detyrat e rënda të “shtëpisë” që e presin  Qeverinë e re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Muhamet Kelmendi

  • 24 December 2020 - 07:51

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Në veçanti kërkohet angazhim në ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit shtetit. Edhe në Kuvend duhet të intervenohet. Këtu kemi shkelje të rënda të ligjit dhe atë duhet ndaluar. Por, në pushtetin e ardhshëm është edhe çështja e dialogut me shtetin kriminal serb. Kosova kërkohet të caktoje qartë raportet dhe temat. Bazë e kësaj duhet të jetë shteti sovran. Pa njohje reciproke nuk duhet dialoguar fare me shtetin serb. Këtu është edhe çështja e dëmit material dhe moral, e krijimit të një Gjykate Speciale për Serbinë, për krimet e bëra në Kosovë. Ka dhe tema tjera. Kështu del se pas zgjedhjeve janë shumë tema që kërkojnë intervenim për të vënë shtetin në rrugën e shtetit ligjor.

-Kurdo herë zgjedhjet e reja janë mjet i mirë për të ndryshuar gjendja dhe për të filluar proceset pozitive në vend. Besohet se me zgjedhjet në Kosovë do të ndryshon gjendja dhe pushteti të rifreskohet. Është vështirë, e përsëris, shumë rëndë që gjendja të ndryshon sikundër e kërkon një vend për të ecur suksesshëm përpara. Qeveria që do të vij, e kjo varet shumë se kush vjen, ka punë të mëdha. Qeveria Hoti ka bërë punë shumë të dëmshme dhe ka ndryshuar shumë çështje që nuk duhet të ndryshohen. Ndryshimet në të ardhmen janë të nduarduarshme.

Në fushën ekonomike duhet intervenuar në llogari të punëmarrëseve për mbrojtjen e të punësuarave në sektorin privat. Puna, orari dhe çështja e të ardhurave minimale urgjentisht duhet të vendoset në shumën prej 400 Euro. Edhe në fushën e privatizimit kërkohet intervenim në mënyrë që të shikohen proceset e privatizimit deri më tash. Në këtë fushë kemi shumë veprimtari kriminale dhe të rënda. Po kështu kërkohet që të nxirret një ligj mbi VETTING-un që është i domosdoshëm për të spastruar strukturat në sistemin e drejtësisë dhe të luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Me format aktuale dukuritë e tilla kriminale janë intensifikuar dhe kanë marr përmasa të dëmshme për Republikën. Punë e qeverisë së ardhshme është edhe në fushën e arsimit, të shëndetësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".