Teuta Sahatqija shërohet nga Covid-19

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 11:54
 Teuta Sahatqija shërohet nga Covid-19

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija, është shëruar nga koronavirusi përgjatë ditës së enjte.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Sahatqija në ‘Twitter, teksa ka falënderuar stafin e QKUK’së për përkujdesjen, teksa i ka quajtur “heronj të vërtetë”.

“Më në fund, rezultova negativ! Mirënjohës për të gjithë stafin mjekësor të Kosovës dhe gjithë botës që po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar të kapërcejnë këtë sfidë të paparë globale. Ata janë heronj të vërtetë!”, deklaroi Sahatqija.

Zv. Ministrja ishte infektuar me koronavirus më 30 nëntor. Një gjë të tillë e kishte konfirmuar vetë ajo përmes ‘Facebook’-ut.

“Nga IKSHP më njohtuan se kam dalë pozitive në testin e COVID. Dy javët e ardhme do të izolohem. Uroj ta kaloj lehtë”, kishte shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)