Kryeministri Hoti tregon a ka vendosur LDK-ja për kandidatin për kryeministër

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 12:51
Kryeministri Hoti tregon a ka vendosur LDK-ja për kandidatin për kryeministër

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se në parti ende nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në fillim të vitit.

“Ende nuk e kemi diskutuar çështjen e kandidatit për kryeministër”, ka thënë ai.

Ai shtoi se ky vit ka qenë sfidues për shkak të pandemisë, mirëpo kanë arritur që ta menaxhojnë gjendjen.

Hoti ka bërë apel qytetarët të kenë kujdes gjatë festave, duke kërkuar nga ataqë të respektojnë në maksimum masat.

“Të gjithë jemi përballur me virusin. Kosova renditet në mesin e vendeve që më së miri kanë menaxhuar pandeminë. Ministri Zemaj ka punuar shumë në sigurimin e vaksinës”.

“Kemi nevojë për kujdes maksimal gjatë festave ku qytetarët duhet të tregojnë disiplinë. Unë lus që qytetarët të respektojmë maksimalisht masat”, tha ai.

(Kosova Sot Online)