Edi Rama si rrallëherë flet për jetën private, nga raporti me të atin e deri te ndarja nga gruaja e parë

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 08:28
 Edi Rama si rrallëherë flet për jetën private, nga raporti me të atin e deri te ndarja nga gruaja e parë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka folur si rrallëherë për raportin e tij me babanë Kristaq Rama dhe për një histori lidhur me ndarjen nga nëna e djalit Gregu, për të cilën thotë se është një dosje e fabrikuar.

Edhe çështjen e poetit Havzi Nela, për të cilin thuhet se u ekzekutua me firmën e babait të tij, kryeministri thotë se ka dyshime për firmën e dokumentit: kjo tezë u ngrit nga të njëjtët njerëz që sajuan një dosje të tërë për historinë e divorcit.

Edi Rama: Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor. Si i tillë im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksionon të atij sistemi, besonte tek ai sistem deri vonë. Nuk di ta them deri sa vonë por mendoj që deri në fund të viteve ‘70, ‘80. Pastaj besonte më pak, por ai ishte njeri goxha i përmbajtur, njeri i heshtur dhe si pjesë e pushtetit ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin. Siç nuk kishin asnjë lidhje me pushtetin të gjithë ata që përzgjidheshin në Kuvendin Popullor për të ngritur dorën në ato sesionet parlamentare që mbaheshin 1 apo 2 herë në vit. Si i tillë ai ishte pjesë e dekorit të madh, por nga pikëpamja e jetës së tij, ai zyrë kishte vetm atelienë.

Ndërkohë ju i keni dalë në mbrojtje në rastin e Havzi Nelës, ku ai ka qenë një nga ata që ka firmosur dënimin me vdekje të Havzi Nelës.

Rama: Jo në fakt unë nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk kam bërë të kundërtën për rastin. Rastin e kam parë. Është një rast shumë i trishtuar në vetvete. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar lidhur me këtë sepse më mungojnë 2 elementë. E para më mungon fjala e tim eti. Rasti ka dalë shumë vite pasi ai ishte ndarë nga jeta dhe ka dalë në funksion të luftës politike me mua, nuk ka dalë po themi si dalje në dritë e fakteve në të shkuarën.

Më mungon fjala e tij dhe e dyta më mungon bindja për atë firmë. E kam parë dokumentin. Nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam në disa nga librat, se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën e tij dhe më mungon dhe fjala e tij.

Aq më pak pastaj jam i prirur të jem i nxituar në këtë aspekt, kur mendoj që ata që e nxorën dhe e kthyen në avaz në publik janë të njëjtët njerëz që për mua fabrikuan një dosje të tërë gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut, ku u arrit deri në mostruozitetin që të shkruhej që unë në gjyq paskësha akuzuar nënën e djalit tim se djali im ishte djali i babait tim. Është një dosje e fabrikuar 100% sikundër pastaj edhe është provuar 100%, për shkak se materialet e gjyqit janë aty dhe gjyqi ka qenë vetëm një seancë pajtimi dhe pas asaj seance pajtimi, kanë shkuar avokatët dhe nuk ka patur asnjë problem.

Çfarë raporti keni patur me babain? Ju më keni folur vetëm për momentin e fundit kur erdhët në varrimin e tij.

Babai ka qenë dhuratë e zotit për mua, në sensin se ai nuk është përpjekur asnjëherë të më imponohet, asnjëherë nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën apo dhe më pas kur fillova ti jepja gojës siç thuhet të imponohej apo të kërkonte që unë të mbyllja gojën, e vetmja që ndodhte mes nesh në rastet ku kishim debat mosdakordësi lidhur me shumë gjëra, unë kam qenë një fëmi goxha rebel në aspektin e të folurës dhe në aspektin e debatit po themi, ishte që në fund thoshte; Dakord po unë me timen ti me tënden por ki parasysh që me këtë mendje që ke rrezikon në burg, ka qenë shumë liberal në raport me mua. Në aspektin artistik nuk ishim një vijë në atë pikë, im atë ishtë shumë më përpara meje në sensin e tolerancës dhe mirëkuptimit se ai nuk kërkonte të më bindte mua që çfarë unë pëlqeja nuk duhej pëlqyer. Kurse në aspektin pastaj e marrëdhënies me regjimin sistemin me partinë me jetën e pëditshme, me kujtohet që vitet e fundit para përmbysjes kanë qenë vite ku unë nuk jetoja me prindërit shkoja për drekë ditën e deil dhe dreka mbaronte gjihtmonë keq, ai nuk bënte sherr, un beja sherr, më kujtohet kur u përzgjodh anëtar i presidiumit të kuvendit dhe që atëherë kisha një fiksim timin ti thoja: Ore pse nuk ia thua Ramiz Alisë që nuk vazhdohet më kështu. Herë qeshte herë e kalonte her thoshte nuk funksiono kshu si thua ti se nuk është kollaj dhe fiksimi im ishte sidomos në periudhën e fundit që mos me dilte përpara Ramiz Alia dhe në fakt nuk më doli përpara. Vetëm një herë e kam takuar, përshëndetur, se nuk jam takuar asnjëherë.

(Kosova Sot Online)