I mituri kosovar rrahet keq në Mitrovicën e Veriut, dërgohet me urgjencë për shërim në Serbi

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 12:21
 I mituri kosovar rrahet keq në Mitrovicën e Veriut, dërgohet me urgjencë për shërim në Serbi

Persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një të mitur kosovar në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë për shërim në spitalin e Kragujevcit në Serbi.

“Mitrovicë Veri 24.12.2020-20:00 .Raportohet se të dyshuar të pa njohur kanë sulmuar fizikisht  viktimen mashkull kosovar të moshes së mitur. Viktima ka pesuar lëndime të rënda trupore  dhe është transportuar  për sherim ne spitalin e  Kragujevcit në  Serbi. . Lidhur me rastin është   njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)