Përleshje në mes të rrugës në Prishtinë, pesë persona shoqërohen në Polici

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 12:28
 Përleshje në mes të rrugës në Prishtinë, pesë persona shoqërohen në Polici

Pesë persona janë shoqëruar në Polici pas një përleshjeje që ka ndodhur sot në Prishtinë. Dy prej tyre në cilësinë e dëshmitarit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth një orë më parë në lagjen Dardania në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se një përleshje fizike në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe kanë shoqëruar në stacion policor 5 persona(2 prej tyre në cilësi të dëshmitarëve)”, tha Ahmeti.

Një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një person duke e arrestuar Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)