LDK: Vjosa Osmani është hipokrite që po shitet si rugoviste

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 20:42
LDK: Vjosa Osmani është hipokrite që po shitet si rugoviste

Këshilltari politik i Agim Veliut, Bajram Gecaj, ka publikuar një fotografi me themeluesin e LDK’së, ish-presidentin Ibrahim Rugova. Në mbishkrimin e fotos ai ka goditur ish-kandidaten e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani. Kjo e fundit pritet të garojë në zgjedhjet e parakohshme me një subjekt të ri politik.

“Për hipokritët që thirren e shtiren si rugovista!Foto sa 1000 fjalë!”, shkroi Gecaj në Facebook.

Osmani nuk e ka mohuar mundësinë që të hyjë në zgjedhje me koalicion me VV’në e Albin Kurtit.

Ajo vazhdimisht ka thënë se është përjashtuar nga LDK.

(Kosova Sot Online)