Ndryshojnë rregullat për të udhëtuar drejt Turqisë

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 23:50
Ndryshojnë rregullat për të udhëtuar drejt Turqisë

Për shkak të situatës së Covid, duke filluar nga 28 dhjetori kushdo që udhëton me avion në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit. E njëjta gjë vlen dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.

Lajmi është dhënë nga ambasada turke në Tiranë, e cila njofton masat e reja të vendosura nga autoritet turke për pandeminë. Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.

“Që nga 28 Dhjetori 2020, të gjithë udhëtarëve tanë që fluturojnë në Turqi nga jashtë u kërkohet të paraqesin një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve të fundit”, – shkruan ambasada turke në Tiranë.


(Kosova Sot Online)