Vota e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ti rikthehet legjitimiteti i vjedhur i alternativës për ndryshime

Vota e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ti rikthehet legjitimiteti i vjedhur i alternativës për ndryshime
Vota e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ti rikthehet legjitimiteti i vjedhur i alternativës për ndryshime

Ali Hertica

  • 25 December 2020 - 13:09

Shkruan: Ali Hertica

Është koha për një qeverisje të re me duar të pastra që siguron një arsim cilësor në bashkërendim me nevojat e tregut të punës, me një projekt serioz për përkujdesjen ndaj shëndetit të qytetarëve me trajtim adekuat të sferës së shëndetësisë, profesionistëve në këtë fushë, për ti lënë kujtim në arkiva listat vjetore që kapin shifra rreth 1000 kërkuesish të ndihmës humanitare e shtetërore për shërim jashtë vendit. Vota e qytetarit sot ose kur duhet të drejtohet në atë adresë politike e cila premton dhe garanton institucione me administrim cilësor dhe mbi të gjitha sigurojnë fuqizimin sundim të ligjit dhe të sigurisë kolektive dhe individuale.

-Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ecurinë e votimit për Qeverinë Hoti, dhe vlefshmërinë e kontestuar të deputetit Etem Arifi, Kosova po futet në një fazë të re të zhvillimit politik dhe institucional me sfida serioze, për çka nevojitet mençuri, maturi dhe pjekuri e madhe politike, në mënyrë që të ruhet, të mos dëmtohet, përkundrazi, të fitohet edhe një imazh më pozitiv ndërkombëtar në menaxhimin e krizës. Para spektrit politik dhe institucioneve që do ta menaxhojnë procesin e ri zgjedhor kërkohet të bëhen me urgjencë të të gjitha përgatitjet që në afatin e paraparë me kushtetutë të mbahen zgjedhjet e reja, por me kujdes të shtuar dhe syçeltësi që vendi të mos pëson tronditje politike e krizë sociale, të mos thellohet akoma më shumë kriza që e kishim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pasojë të mos funksionimit efikas të Qeverisë me mungesë të fuqisë vendimmarrëse dhe mbështetjes në parlament.

Partitë politike detyrë parësore kanë që ta miratojnë buxhetin e vitit që vjen i cili është i përgatitur në mënyrë profesionale nga Qeveria Hoti, të diskutohet e riformulohet për të siguruar një zhvillim të barabartë dhe njëtrajtshëm, pa diskriminim rajonal e politik. Dihet mirëfilli që këto zgjedhje po vijnë edhe kësaj radhe si pasojë e shtimit të urrejtjes dhe inateve grupore e individuale të cilat akoma po mbizotërojnë te shumica e partive politike. Kjo ka ndodhur jo për diçka tjetër por vetëm për faktin se kolltuqet e larta politike akoma po konsiderohen si shanset e vetme për të përfituar materialisht dhe për të mbijetuar politikisht. Një sfidë serioze në këto zgjedhje gjithsesi do të jetë për qytetarët, orientimi i tyre për ta besuar votën ndaj atyre që do të qeverisin me vendit. Vetëdija qytetare në këtë rast duhet të jetë tepër e lartë dhe të mos votohet në mjegull dhe nën presion të joshjeve mashtruese.

Do të ishte humbje e madhe nëse votohen ata lider dhe parti politike që për lakmi të kolltukut i kanë shkelur parimet dhe premtimet e para një viti. Pra është e amoralshme të shkelet mbi çdo parim për të arritur aty ku të pret mandati i deputetit apo pozita e të parit të shtetit, kreut të qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit. Sado e varfër skena politike e Kosovës me figura të reja, qytetarët mundë të përcaktohen për alternativën e re të qeverisjes. Nuk duhet të votohen ata të cilët po rrezikojnë gjithçka në luftën për postin e presidentit, luftë kjo që ishte gati të shkatërron cilin do koalicion të mundshëm sepse kjo i kushton vendit. Në zgjedhjet e pritshme urojë që cila parti të përcaktojë disa parime të emërimit të njerëzve kredibil në pozitat e reja drejtuese, të pa sprovuar dhe të pa korruptuar.

Secili qytetarë ka preferencat e tij politike, por një duhet të jetë e përbashkët, angazhimi për ti votuar të besuarit e të vlerësuarit që nuk janë dhe nuk do të jenë në të ardhmen të korruptuar, njerëz me duar të pastra, pa dosje, njerëz profesionist që dinë ti japin përgjigje çdo sfide dhe veprimi në çdo situatë për të cilën janë përgjegjës. Kosova nuk ka më nevojë për koalicione me afat të shpejtë skadence sikur që i kishim këto dy mandatet e kaluara qeverisëse, edhe këtë të fundit. Kosova ka njerëz përgjegjës dhe me përvojë që duhet të angazhohen e që nuk i nënshtrohen çfarëdo marrëveshje politike, që nuk bijën pre e klaneve dhe nepotizmit, që janë të gatshëm të ballafaqohen me shkelësit e ligjit dhe të përballen edhe me luftimin e korrupsionit, sepse nuk lakmojnë dhe nuk vrapojnë për ndarje postesh.

Edhe një shans i ri po vjen që të sprovohen ata që ju mbeti projekti dhe programi në gjysmë të rrugës, projekti për qeverisje të mirë në interes të qytetarit i proklamuar në zgjedhjet e kaluara nga tandemi politik Vjosa osmani dhe Albin Kurti me ekipet e tyre, sepse përfaqësojnë të vetmen alternativë të mundshme për ndryshime pozitive. Kosova ka nevojë për njerëz që dinë dhe krijojnë hapësirë zhvillim të shpejtë, politika zhvillimore e përkujdesje të mirëfilltë sociale, për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, hapjen e një perspektive të munguar deri më tani për r zbutjen e shkallës së papunësisë dhe jo të jetojmë me ëndrrën e liberalizimit të vizave dhe ikjes masovike nga vendi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".