Hashim Thaçi telefonon Pal Lekajn nga Haga, ia uron Krishtlindjet

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 10:06
 Hashim Thaçi telefonon Pal Lekajn nga Haga, ia uron Krishtlindjet

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka bërë me dije se Thaçi e ka telefonuar për t’ia uruar Krishtlindjen.

“Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidentin Hashim Thaqi. E falënderoj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen. Uroj që me Presidentin Thaqi dhe luftëtarët e tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.

https://www.facebook.com/dr.pallekaj/posts/3659707204089062

(Kosova Sot Online)