Vriten pesë anëtarë të një familje ditën e Krishtlindjes

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 10:17
 Vriten pesë anëtarë të një familje ditën e Krishtlindjes

Pesë persona, të cilët dyshohet nga e njëjta familje, janë gjetur të vdekur brenda një rezidence në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e Krishtlindjes.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë rreth orës 17:00 të së premtes për një aktivitet të dyshimtë brenda një shtëpie, ndërsa kur mbërritën në vendin e ngjarjes, forcat e policisë gjetën trupat e pajetë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se mund të jenë vrarë, por ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë të paqarta.

(Kosova Sot Online)