Me kartën e mashtrimit për korrigjim të kufirit me Malin e Zi, Haradinaj vazhdon të mos tërhiqet nga kandidatura për President të Kosovës

Me kartën e mashtrimit për korrigjim të kufirit me Malin e Zi, Haradinaj vazhdon të mos tërhiqet nga kandidatura për President të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 26 December 2020 - 09:16

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Në vend se mos ta bënte atë gabim me nënshkrimin e Demarkacionit si Kryeministër kur ishte, tani ai po e bënë dyfishin e gabimit duke provuar ta bind opinionin se do ta rishikoj vijën kufitare me Malin e Zi, kur dihet që kjo punë ka marrë fund dhe është çështje e kryer, sepse nënshkrimi nga institucionet më të larta shtetërore ka ndodhur, dhe tani kjo çështje është çështje e mbyllur për Malin e Zi. Politikanët tonë tani janë mësuar me këso mashtrimesh që ua bëjnë elektoratit, dhe këtij si ka mbetur tjetër përpos kësaj mënyre, që nëse elektorati i beson me ja dhënë votën, ky me kushtëzime të votave me partitë tjera me arrit qëllimin për ta marr edhe ulësen e Presidentit të shtetit të Kosovës.

-Mendoj që opinioni publik tani e ka të qartë vlerësimin dhe mendimin për qasjen e ish kryeministrit Ramush Hajredinaj lidhur me problemin e kufirit me Malin e Zi. Ai e ka të njëjtin mendim, që tani për interesat e tij personale i premton opinionit edhe të pamundurën, deri sa të vjen në atë pozitën, vendin ku e ka qëllimin, dhe nëse zgjidhet në atë vend, që ai tani po pretendon të jetë President i shtetit, do ta harron shpejtë premtimin dhe zotimin e dhënë para opinionit.

Pra kemi të bëjmë me idenë e realizimit të qëllimit për të arritur dhe qëndruar në pushtet por qëndron ne pushtet dhe për të vazhduar qëllimin e pasurimit të mëtejmë apo të ruajtjes e avancimit të karrierës së tij politike, qoftë edhe nëse e ndjek atë rrugën e Esat Pash Toptanit, sikur që veproi kur e nënshkroi Demarkacionin sa ishte Kryeministër i Kosovës, dhe Malit të Zi, pa asnjë pikë të dhimbjes ia fali 8200 hektar tokë.

E si mundësi edhe kësaj radhe do e përdorë kartelën e rishikimit të vijës kufitare me Malin e Zi, si top mashtrim të vetëm për qytetarët, për ta ruajtur votën dhe shmangur rrezikun e mos kalimit të pragut zgjedhorë, mënyra e vetme që të imponohet edhe në një nga formacionet politike të koalicioneve pas zgjedhore. Haradinaj ka thënë se nga pozita e Presidentit apo kudo që ndodhet në Qeveri, prioritet të programit të AAK-së dhe Qeverisë do ta ketë rishikimin e vijës kufitare me Malin e Zi, një proces të cilin Haradinaj e kishte premtuar edhe më parë por e kishte lënë në harresë sa ishte në pozitën e kryeministrit për dy vite mandat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".