Agim Veliu pas mbledhjes: S’kemi diskutuar për emra, po i ndërtojmë kriteret për kryeministër dhe deputetë

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 12:46
Agim Veliu pas mbledhjes: S’kemi diskutuar për emra, po i ndërtojmë kriteret për kryeministër dhe deputetë

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.

Para pak minutash ka përfunduar kjo mbledhje, ku nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu tha se ende nuk janë duke shqyrtuar asnjë emër për kryeministër.

“Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për kriterët, do t’i ndërtojmë kriterët edhe për kandidatët për kryeministër dhe kriteret për kanididatët për deputetë”, tha Veliu në një konferencë për media.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)