OBSH: Vaksinat janë zgjidhja, por duhet kohë

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 17:16
 OBSH: Vaksinat janë zgjidhja, por duhet kohë

Shpresa kryesore për t’i dhënë fund pandemisë koronavirus qëndron tek vaksina. Pohimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë përfundimisht nga kjo tragjedi, por do të duhet kohë përpara se e gjithë bota të jetë vaksinuar”, thotë sekretari i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejesus.

Organizata bën me dije se 61 vaksina janë në fazën e testimit tek njeriu, 16 prej të cilave në fazën finale, ndërsa 172 të tjera në fazën e zhvillimit.

“Gjatë këtij viti të tmerrshëm, kemi parë sakrifica të shumë personave për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Nuk duhet t’i çojmë dëm këto sakrifica”, përfundon kreu i OBSH.

(Kosova Sot Online)