Është koha për të vepruar seriozisht, për çkapjen e shtetit nga mashtruesit ordiner dhe kapësit e dyfishtë

Është koha për të vepruar seriozisht, për çkapjen e shtetit nga mashtruesit ordiner dhe kapësit e dyfishtë
Është koha për të vepruar seriozisht, për çkapjen e shtetit nga mashtruesit ordiner dhe kapësit e dyfishtë

Arsim Haziri

  • 26 December 2020 - 17:05

Shkruan: Arsim Haziri

E vërteta po vjen, si e vërtetë e pathyeshme. Lëvizja e një ndryshimi masiv po vije, ndonëse nuk po iu shihen këmbët. Ky shtet është i kapur dhe për më keq vazhdon me qenë akoma i kapur. Klasa e vjetër politike me përjashtim të disave, e ka kapur gjithë aparatin shtetëror, prandaj edhe çdo gjë funksionon sipas strategjive të tyre jo edhe domenit kolektiv. Për t'u përshpejtuar gjithnjë e më shumë ndryshimet masive, kërkohen ndërhyrje të shpejta politike, ndërhyrje që janë rezultat i numrit të vogël aktiv. Ndryshimet në formën e një procesi të ri elektoral jo gjithnjë mundë të ri formatojnë skenën politike, ato shpesh herë janë sinonim i një shumice të heshtur, që realisht nuk prodhojnë rezultate relevante.

-Nocioni i njeriut dallon nga ai i personalitetit. Secili ka personalitetin e tij, por të gjithë jemi njerëz për sa kohë konsiderohemi ndryshe nga objektet tjera. Të gjithë jemi subjekt në kuptimin që dallohemi nga objektet tjera nëpërmjet vullnetit. Gjithë përvoja fillon e " personalizohet", kur shihet në marrëdhënie me këtë qendër që është uni i personalitetit. Jemi të ndërgjegjshëm për qëndrueshmërinë e unit, pavarësisht nga ndryshimet që vëmë re gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu jemi të ndërgjegjshëm për identitetin tonë në kohë. Pra, fjala "identitet" duket se i referohet asaj që mbetet e njëjtë në kohë, pavarësisht nga ndryshimet që ndodhin. Një jo dhe një po për politikën aktuale. Shoqëria jonë duke e mbështetur në vazhdimësi klasën e vjetër sikur ka pritur që zhvillimi i përgjithshëm do të jetë gjë e ndodhur dhe e kryer. Mirëpo gjithë ajo pritje rezultoi tmerrësisht gabim, gabim që prodhoi të meta të mëdha.

Tashmë gjithsecili brenda kokës së tij ka një projeksion sesi do duhej të ishte normativi apo rregulli i përgjithshëm, ai brenda të cilit të gjithë do të funksiononim në mënyrë të barabartë. Shoqëria jonë funksionon, ama në mënyrë krejtësisht të pa barabartë, dhe gjithë kjo anomali është produkt i një pushteti jashtë aftësisë për të dhënë shërbime e trajtime të padallueshme. Ajo që s'do duhej të bënte dallime dhe ta merrte e kishte interesin social në fokus, nuk ekziston, de facto. Na duhet ajo që s'ka qenë. Aso që kishim e kemi aktualisht, duhet të kemi sistemit të pavarur ligjor. Mirë që ndryshimet ideore kanë ardhur, mirë që ato janë vënë në funksion të absorbimit të idesë progresiste. Shkuarja drejtë një filtri elektoral, do të ishte rruga më e arsyeshme drejt prodhimit të një situate më utilitare.

Militantit të parasë pothuaj se i ka humbur fuqia. Duke u minimizua në masë, politika aktuale ka mbetur pa fundament. Asgjë madje as problemet nuk kanë jetë të pafundme. Kjo politike deri me tash ka qenë për "vete", saktësisht kjo ka qenë premisa kategorike për çka edhe janë sulur me çdo çmim pas pushtetit. Rendi i vjetër, madje edhe i shkelur kohësisht, s'mund të bëhet përgjigja serioze për problemet aktuale. Tashmë e tutje radha është e militantiti të së vërtetës, koncepit, idesë etj.

Atë që e kanë shkaktuar politikanët, e gjejmë sot ne shoqëri. E gjejmë në formën e një realiteti të pa perspektivë, realiteti që çdo ditë prodhon skllavëri të pandalshme. Liderët politik çdo ditë e me shumë po e kuptojnë se nuk do të votohen pa iu nënshtruar një gjykimi vlerësues kronologjik, gjykimi që ndërlidhet pashmangshëm me politikat e tyre. Këtë po e bënë çdo ditë qytetari ndonëse unë po e them tekstualisht këtu. Filtri qytetar po e shton vëmendjen e tij, kjo në mendimin tim do të përbëjë gjasën që procesin e ri e të shpejt elektoral do ta shoqëroj masivisht ndryshimi. Ndryshimi jo nga ata që i kishim e që ishin radhazi të njëjtë, por atë që nuk e kishim e që radhazi ishte besnik ndaj kauzës qytetare për zhvillim, mirëqenie dhe sundim të ligjit.

Gjërat lëvizin edhe kur nuk shihen. Kjo është mbase edhe proces natyror që askush s'mund ta ndal. Edhe mendësia sociale gradualisht po transformohet, po transformohet për të dhënë rezultate pa kategorizime klasore. Pushtetet e deritanishme gjithnjë e në masë kanë qeverisë për të ruajtur lirinë e tyre multi dimensionale, Duke e poseduar atë liri janë shndërruar në subjekte të paprekshme. Ky fenomen i ka kushtuar gjithsecilit, jo edhe atyre që kanë qenë e janë të afërt me pushtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".