Vjosa Osmani shkon në Podujevë për t’ia uruar Shpejtim Bulliqit fitoren

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 19:42
 Vjosa Osmani shkon në Podujevë për t’ia uruar Shpejtim Bulliqit fitoren

U.d. e presidentit Vjosa Osmani ka shkuar sot në Podujevë ku është pritur nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka treguar në rrjetin social Facebook se cfarë u bisedua në takim.

“Takim me u.d. Presidenten Vjosa Osmani. Sot pritëm në takim u.d. Presidenten Vjosa Osmani, e cila ka vizituar Podujevën. Me këtë rast zonja Osmani më ka uruar për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe na uroi suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë”, ka shkruar ai.

“E falënderova u.d. të Presidentes Vjosa Osmani për vizitën dhe u zotova për bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës. Pas takimit, kemi bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/shpejtimbulliqi12/posts/2930966440451242

(Kosova Sot Online)