Është mbushur dhe po derdhet kupa, të keqes duhet ti vij fundi

Është mbushur dhe po derdhet kupa, të keqes duhet ti vij fundi
Është mbushur dhe po derdhet kupa, të keqes duhet ti vij fundi

Arsim Haziri

  • 28 December 2020 - 19:00

Shkruan: Arsim Haziri

Vazhdimësia e keq qeverisjes duhet të shkëputet. Tashmë atë që e kishim si prezencë empirike, do ta mundësojmë për të qenë ndryshe. Ndryshe, jo si projekt procedural, por qenie e dukshme, pra fenomenale. Çdo ditë madje edhe tani më e shoh si pjesë të realitetit negativ, që iu adresohen gjeneratës së vjetër politike, gjeneratë e cila ka prodhuar në vazhdimësi politika kontroverse. Tashmë mënyrën e qeverisjes populli e ka në duar, dhe sipas lëvizjeve dominante rëndësi do ti kushtohet vetëm figurave të reja.

-Çdo gjë ndryshon edhe pse ne fillim duket sikur po qëndron ne pozite statike. Edhe kjo qeverisje, pra e Avdullah Hotit, duke mos qenë në pikënisje nga vullneti qytetar, assesi s'mund të njihet si serioze, legale dhe profesionale, prandaj i erdhi fundi kështu si i erdhi. Tashmë sytë janë për të parë, jo edhe për t'i konsideruar si burim i vetëm i njohjes, por për të dhënë ose zotëruar njohje më të qartë, natyrisht se duke vepruar drejtë përfundojmë tek arsyeja.

Kjo qeveri parë nën syrin logjik, nuk ishte as serioze as profesionale, andaj nuk duhej dhënë më jetë, jetë të mëtejme politike dhe institucionale. Kur jemi ne në relacion me qeverinë aktuale, ndryshimi sa është i domosdoshëm po aq edhe urgjent . Alternativë e vetme dhe bazike kur vendi ballafaqohet me një stagnim kolosal, siç ishte ky i tanishmi tek ne, janë zgjedhjet. Populli dhe vetëm ai janë faktorët relevant dhe zhbllokues për çdo bllokadë institucionale. Njeriu jeton nën obligimin për ta sjellë në pah të vërtetën.

Dihet që duke e sjellë të vërtetën e sjellë edhe ndryshimin! Pra, ai është në përgjegjësi të plot mbi manifestimin e rrethanave, dhe paraqitja e gjërave në mënyrë jo reale, ia zbehë misionin për të cilin edhe ekziston si qenie. Çdo kush jeton me përgjegjësinë për t'i dhënë demant gënjeshtrimit, falsitetit. Mbi atë që prodhon asgjë, pra masë nihiliste, e ne duhet ta luftojmë atë. Përpjekja jonë është për të dhënë ndarje të fuqishme mes reales dhe jo reales.

Politikisht, aty ku jetojmë, duhet të angazhohemi, në mënyrë që qenësimi të jetë potencialisht i realizueshëm. Në rrafshin socio-politik, angazhimi drejtë ndryshimeve relevante është detyrë, pikërisht pse duhet të jetojmë. Ne kemi lindur aksidentalisht dhe duhet të jetojmë domosdoshmërisht, me të gjitha mjetet e përcaktuara e të mundshme efektive.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".