Mjellma bllokon hekurudhën, vajtonte për mjellmën e mbytur

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 09:00
 Mjellma bllokon hekurudhën, vajtonte për mjellmën e mbytur

Policia dhe zjarrfikësit u detyruan të intervenojnë për të larguar një mjellmë  që thanë se po vajtonte në një linjë hekurudhe të trenave të shpejtë.

Mjellma u fotografua në hekurudhë afër Fuldatalit, duke bërë që së paku 20 linja treni të anulohen, pasi një mjellmë tjetër u mbyt kur fluturoi mbi binarë, shkruan The Guardian.

Pas aksidentit, mjellma e dytë u vendos në hekurudhë, duke ua pamundësuar kalimin trenave nga Kasseli në Gottingen. Sipas raportimeve në mediet gjermane, zjarrfikësit sollën pajisje të veçanta për ta larguar mjellmën e ngordhur dhe më pas mjellmën e gjallë nga binarët, duke e dërguar atë në lumin Fulda.

Sipas policisë, 23 linja treni u vonuan për 50 minuta për shkak të këtij incidenti.

Më parë është vërejtur se mjellmat qartazi vajtojnë për mjellmat tjera të ngordhura, duke qëndruar afër vendit ku ndodhet shpendi i pajetë.

(Kosova Sot Online)