Sava Janjiç i gëzohet miratimit të Ligjit për Liritë fetare në Mal të Zi sipas kërkesës së Kishës Ortodokse Serbe

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 12:38
Sava Janjiç i gëzohet miratimit të Ligjit për Liritë fetare në Mal të Zi sipas kërkesës së Kishës Ortodokse Serbe

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç i është gëzuar lajmit të miratimit të Ligjit për Liritë Fetare në Mal të Zi pas kërkesës së Kishës Ortodokse Serbe.

Janjiç e ka quajtur qeverinë e Milo Gjukanoviqit si regjim që kishte ndaluar Liritë Fetare.

Janjiç ka shkruar se pas një viti është shënuar fitore mbi padrejtësinë.

“Pavarësisht pengesave, shkeljes së kushtetutës dhe ligjit në këtë vend nga opozita, Parlementi mbrëmë ka kaluar amendamentet për Ligjin e Lirive Fetare. Kjo është mirë, pas një viti, padrejtësia është rregulluar, të cilën regjimi i mëhershëm dëshironte ta bënte veçanërisht sipas Kishës Ortodokse Serbe. Fitore mbi padrejtësinë”, ka shkruar Igumeni Janjiç.

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare. Pro ndryshimeve votuan 41 deputetë të shumicës qeverisëse. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në punën e parlamentit, pasi ishin të pakënaqur me ndryshimet e propozuara në ligj.

Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe.

https://www.facebook.com/sava.decanac/posts/4184742874873152

(Kosova Sot Online)